Gazeta amerikane publikon si foto të ditës një moment të rrallë gjatë 1999-ës në Kosovë

Gazeta e përditshme ushtarake amerikane ‘Stars and Stripes’ ka publikuar një fotografi të rrallë përgjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas gazetës, fotografia është realizuar në Viti, në të cilën shihet një grua e moshuar, e vendosur pranë një traktori që i shërbeu për transport.

‘Një grua shqiptare qëndron në hije, poshtë mbishkrimeve serbe duke inkurajuar forcën dhe unitetit, ndërsa ushtarët patrullues të SHBA-së kalojnë pranë traktorit që shërben si mjet transporti i familjes së saj’, thuhet në artikull.

Artikulli tutje shton se po këto forca po shkonin nëpër fshatrat e Vitisë që të ofronin siguri dhe paqe në vend.

‘Ushtarët hipën në automjetet e tipit Bradley Fighting, pastaj shkuan nëpër fshatra për të treguar prani të fortë të NATO-s’, thuhet tutje.