Përfundon pjesa e parë/ Danimarka po fiton bindshëm ndaj Çekisë

Ka përfunduar pjesa e parë në sfidën mes Danimarkës dhe Çekisë.

Danezët po fitojnë bindshëm me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kampionatit Europian që po zhvillohen në  “Baku Olympic Stadium”.

Në minutën e 5’ ishte Thomas Delaney i cili goditi saktë me kokë për të ndalur topin në rrjetë, shkruan SYRI.net. Gjatë pjesës së parë danezët dominuan lojën dhe u shpërblyen sërish në minutën e 42’.

Kasper Dolberg finalizoi aksionin e bukur të skuadrës daneze e cila e mbyll fraksionin e parë të lojës në avantazhin e pastër 2-0.