FOTO/ Aksident i rëndë në Lezhë, disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen  e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër.

Mësohet se katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për shkak, disa persona janë plagosur dhe po dërgohen me urgjencë në spital.

Policia dhe disa ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh, ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.