VIDEO/ Këputi tendinën e ‘Akilit’, Spinazzola largohet me lot në sy nga grumbullimi

Leonardo Spinazzola pësoi një dëmtim të rëndë ditën e djeshme në fitoren 2-1 që Italia mori ndaj Belgjikës.

Në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtësi u ndal për shkak të një dëmtimi dhe pas analizave u zbuluar se kishte këputur tendinën e Akilit.

Spinazzola humb kështu pjesën e mbetur të EURO 2020, por gjithashtu do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 6 muaj. Ditën e sotme, mbrojtës ka takuar shokët e skuadrës dhe është larguar me lot në sy nga grumbullimi. Nuk ka munguar as brohoritjet e lojtarëve që i kanë premtuar gjithashtu Spinazzola që do të shihen sërish më datë 11 korrik, në finalen e madhe pasi të gjithë do luftojnë për të arritur këtë objektiv.