VIDEO/ Qytetarët pro vendimit të GJK për Teatrin: Ky vendim, i drejtë, por i vonuar

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ka nxitur reagimin e qytetarëve. Për SYRI TV, ata shprehen se ky vendim është i drejtë dhe madje i vonuar. Ata shprehen pesimiste nëse përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë.

Nga SYRI TV

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar ligjin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit dhe vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të truallit të Teatrit Kombëtar është mirëpritur nga qytetarët.

SYRI TV pyeti qytetarët se çfarë mendojnë për këtë vendim, ata nuk nguruan ta konsideronin si një shpresë të drejtësisë në vend, pasi Teatri, edhe sikur të mos ishte funksional, të përdorej si muze, për këtë arsye, e kanë cilësuar si një vendim korrekt madje dhe të vonuar.

Të pyetur nëse përgjegjësit duhet të shkojnë përpara drejtësisë, ata u shprehën se po, megjithëse për këtë të fundit kanë pak shpresë

Revolta e qytetarëve shkon ndaj Bashkisë Tiranë dhe qeverisë, ku më në fund Gjykata Kushtetuese, po vendos drejtësinë e munguar.