Alan Shearer nuk kursen kritikat: Veprim i turpshëm nga Immobile!

Italia arriti  një fitore të madhe ndaj Belgjikës me shifrat 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Europian, ku pas 3 ditësh do të përballet me Spanjën.

Në minutën e 31’ Nicolo Barella shënoi golin e avantazhit për Italinë, por gjatë zhvillimeve të atij aksioni ndodhi një episod shumë qesharak.

Ciro Immobile u përplas në zonë me një nga mbrojtësit e Belgjikës dhe ra në tokë, duke pretenduar se kishte pësuar goditje brutale. Por sulmuesi u çua menjëherë pasi Barella tundi rrjetën dhe shkoi të festonte me shokët duke harruar “aktrimin”.

Alan Shearer një nga shënuesit më të mirë të historisë së Premier League nuk qesh nga ky rast. Në një intervistë për mediet britanike, ish-sulmuesi shprehet se ai veprim ishte tërësisht i papërshtatshëm.

Immobile? “Ai moment nuk më bën të qesh aspak sepse është patetik. Shikoni sesi ai i hedh një vështrim arbitrit para se të kuptojë gjithçka që ka ndodhur. Patetike dhe turpshme, kështu mendoj unë”, tha Shearer.