Kreu marrëdhënie seksuale me të burgosurin , e pëson keq oficerja e policisë

Një oficere burgjesh nga Kalifornia është dënuar me disa muaj burg pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nga të burgosurit gjatë orarit të shërbimit.

Tina Gonzalez, 27 vjeç, bëri një vrimë në uniformën e saj në mënyrë që të bënte seksin me të burgosurin në burg më të lehtë, thanë prokurorët.

I gjithë akti seksual ndodhi në sy të 11 të burgosurve të tjerë.

Gonzales është akuzuar edhe për disa vepra të tjera si futja e pijeve alkoolike, telefonave dhe sendeve te tjera të paligjshme në burg.

Gonzales sipas prokurorëve ka mbajtur kontakte me të burgosurin edhe pas zbulimit të ngjarjes dhe më shumë mundësi besohet se ajo kishte rënë në dashuri më të.