Përplasen 5 makina në qytetin e Durrësit, plagoset një vajzë

Një aksident ku janë përfshirë 5 makina ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, fatmirësisht pa humbje jete, por me vetëm një të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:40 të mëngjesit pranë Currilave.

Vajza e plagosur u dërgua me ambulancë në spital, kurse drejtuesit e tjerë të mjeteve nuk kishin pësuar gjë.

Dëmet që pasuan automjetet qene të k nsiderueshme. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të zbuluar arsyen e aksidentit të 5-fishtë.