Kujtojmë që Italia triumfoi kundër Belgjikës me rezultatin 2: 1 dhe kaloi në gjysmëfinalet e EURO 2020 ku do të luaj ndaj Spanjës. Golat për Azzurre u shënuan nga Barella dhe Insigne.

ImageImage

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/03/auto_QXBcEqa51625295168.jpg", "width": 900, "height": 672 } }

Italia në shok: Spinazzola mbyll Europianin nga dëmtimi i rëndë, ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave

Mbrojtësi i majtë i ekipit kombëtar italian, Leonardo Spinazzola, u dëmtua rëndë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian kundër Belgjikës, dhe sipas mediave në Itali, 28 vjeçari do të qëndrojë për rreth 6 muaj jashtë fushave.

“Sky Sports” raporton se futbollisti i Romës ka dëmtuar tendinën dhe Europiani për të është mbyllur përfundimisht. Spinazzola u nxorr nga fusha me barelë në pjesën e dytë dhe sigurisht që do të jetë një mungesë e madhe për azurrët që i duhet të bëjnë pa një prej lojtarëve më të dalluar në këtë Europian deri më tani.

Ai u dëmtua në minutën e 76-të teksa po përpiqej të kalonte kundërshtarin e tij në krahun e majtë. Spinazzola menjëherë u transferua me ambulancë në një spital në Mynih.

Futbollistët e Kombëtares italiane për t’i dhënë mbështetje shokut të tyre kënduan në kor emrin e tij gjatë rrugës për në hotel.

 

 

Kujtojmë që Italia triumfoi kundër Belgjikës me rezultatin 2: 1 dhe kaloi në gjysmëfinalet e EURO 2020 ku do të luaj ndaj Spanjës. Golat për Azzurre u shënuan nga Barella dhe Insigne.