Të shtunë e të diel priten rënie të temperaturave dhe reshje shiu lokale

Ballkani Jug-lindor do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme nga europa veri-perëndimore të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë gjatë ditës së sotme ku priten rënie të temperatruave dhe reshje shiu lokale.

E shtunë, 3 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonën qëndore dhe lindore në formën e stuhive. Era do të jetë  me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       15/27°C

Zona e ulët         15/33°C

Zona bregdetare  20/33 °C

Kosova, e shtunë, 3 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 16°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 29°C.

E diel, 4 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në skajet veriore në formën e stuhive. Era do të jetë  me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       13/32°C

Zona e ulët         15/35°C

Zona bregdetare  20/33 °C/Sipas RTSH