Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Përshëndetje nga SHMU!

Fundjava që presim përpara pritet të jetë një fundjavë e bukur dhe shlodhëse sidomos për ata të cilët do të parapëlqejnë vijën bregdetare. Por pse?

Ditën e shtunë vranësirat në relievet malore dhe ato kodrinore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër por në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër. Ekziston mundësia që në zona të caktuara reshjet për këtë periudhë të shkurtër kohore të jenë në sasi të mëdha.