VIDEO/ Itali – Spanjë gjysmëfinalja e parë, Belgjika i thotë lamtumirë Europianit

Italia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europain.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini fitoi 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale të “Euro 2020”.

Ndeshja nisi më mirë për Italinë që gjeti golin në min e 13’ përmes Leonardo Bonuccit por ky gol u anulua nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Pak minuta më vonë në min e 31’ realizoi Nicolo Barella për avantazhin 1-0 të Italisë. Në min e 44’ Italia dyfishoi avantazhin pas një supergoli të Lorenzo Insignes.

Në fund të pjesës së parë në min 45+2’ realizoi Romelu Lukaku nga penalltia për rezultatin e pjesës së parë 2-1.

Në pjesën e dytë, belgët ishin shumë më të mirë dhe dominuan Italinë por pa arritur të realizojnë gol.

Italia në gjysmëfinale përballet me Spanjën.