Largimi i Hasanit, reagon Partizani: Krenar që na dhuroi…

Vjen dhe zyrtarizimi i klubit, Ferhan Hasani nuk është më pjesë e Partizanit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, të kuqtë konfirmuan përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin e njohur 31-vjeçar.

Partizani ka falënderuar 31-vjeçarin për për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, si dhe për krenarinë që i dhuroi si lojtari i parë që debutoi nga Kategoria Superiore në finalet e një kompeticioni madhor…

NJOFTIMI I KLUBIT PARTIZANI: 

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Ferhan Hasanin. Mesfushori i njohur 31 vjeçar dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunim teknik midis palëve. Klubi dëshiron të falënderoj Ferhan Hasanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, si dhe për krenarinë që na dhuroj si lojtari i parë që debutoj nga kategoria superiore në finalet e një kompeticioni madhor (EURO 2020) përfaqësues i klubit Partizani.