Arrestohet daja problematik, detyroi mbesën 14-vjeçare të konsumonte kokainë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë. Një 31 vjeçar mësohet se është arrestuar nga policia në dyshimet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 14 vjeçare, dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po kështu ky person dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të konsumojë kokainë.

Policia raportohet se ka vënë në pranga 31 vjeçarin, K. L.

Ngjarja ndërkohë është ende në hetim