Kavajë/ Detyron mbesën e mitur të drogohet dhe e ngacmon seksualisht, arrestohet 31 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 31-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje ka detyruar mbesën 14-vjeçare të konsumojë kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

31-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit:

K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme./ Panorama/