FOTO/ Merr flakë Benzi në rrugën Muzinë-Gjirokastër

Një mjet Mercedes Bens me targë AA668DK  ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme  në rrugën Muzinë -Gjirokastër.

Drejtuesi i mjetit ishte nga Tirana dhe kishte rrugën për të ardhur në Sarandë. 

Menjëherë ka shkuar në vend sherbimi zjarrfikës nga bashkia Finiq dhe u bë e mundur shuarja e flakëve të mjetit.

Nuk pati të lënduar, por veçse dëme materiale. Ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.