SPAK u mori 'Shpirtin', gazetari zbulon se kush ua bëri 'gropën' shoqëruesve të Tahirit

Gazetari i “ABC” Ermal Vija ka zbardhur detaje të reja nga dosja voluminoze me 500 faqe që deri tani ka çuar pas hekurave 38 persona për trafik droge nga Shqipëria në Itali, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, por edhe një prokuror. “Janë katër bashkëpunëtorët e drejtësisë që zbërthyen 4 grupet kriminale” tha Vija.

Mes personave që përfunduan në pranga janë edhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Alias Paul Deda dhe Hekuran Marku, që në momentin e kryerjes së veprës penale kanë qenë në detyrën e truprojës.

Por si arriti hetimi tek ata?

“Transportuesi i kanabisit në emër të shoqëruesve (Agustin Alias Paul Deda dhe Hekuran Marku) është arrestuar në Itali dhe ka bashkëpunuar, ai ka nxjerrë emrat e bashkëpunëtorëve” tha gazetari Ermal Vija.