Zyrtare/ Andre Silva është lojtari më i ri i Leipzig, ja detajet e kontratës

Lëvizje e bukur në merkato nga Leipzig. Klubi gjerman sapo ka zyrtarizuar transferimin e Andre Silva, i cili nënshkroi një kontratë deri në vitin 2026. Transferimi vlerësohet rreth 23 milionë €, nga e cila lojtari do të përfitojë një pagë prej 4 M € në vit.

 

Sulmuesi portugez vjen nga një Euro paksa e komplikuar, ku luajti minuta të pakta me Portugalinë (3 ndeshje, 36 minuta lojë) por te Eintracht Frankfurt, Silva shënoi 28 gola në 32 ndeshje në kampionat, duke zënë vendin e 2-të si shënuesi më i mirë në Bundesligë pas Lewandowski të paprekshëm.