VIDEO/ Një autogol zhbllokon sfidën Zvicër - Spanjë

Spanja ka kaluar në avantazh 1-0 në ndeshjen kundër Zvicrës, e vlefshme për çerekfinalet e Kampionatit Europian.

I mjaftuan vetëm 8 minutat lojë iberikëve për të kaluar në epërsi. Pas një krosimi nga këndi, topi përfundon në këmbët e Jordi Albas, i cili godet me të majtën nga jashtë zone. Topi i goditur nga mbrojtësi spanjoll devijohet nga Zakaria, i cili dërgon sferën në portën e tij.