Çerekfinalja e parë e EURO 2020/ Zvicra luan shanset ndaj Spanjës, ja si rreshtohen skuadrat

Pritej përballja mes Francës dhe Spanjës në Shën Petersburg për çerekfinalet e Euro 2020! Por jo ! Ishte Zvicra, që eliminoi “Gjelat” nga kompeticioni madhor (3-3, 5-4 penallti), e cila fitoi të drejtën për tu përballur me “La Roja” për një vend në gjysmëfinale. Helvetët kaluan me jo pak vështirësi në fazën tjetër, pasi barazuan kundër Uellsit, humbën kundër Italisë dhe arritën të fitonin ndaj Turqisë. Por përballë qëndron një ekip i cili e nisi keq kompeticionin, por më pas ndryshoi fytyrë : dy barazime pastaj dhjetë gola në dy ndeshjet e fundit (5-0 Sllovaki, 5-3 Kroaci), Spanjollët janë favoritë.

Në përpjekje për të kaluar në 4 më të mirat, Vladimir Petkovic, i privuar nga mungesa e Granit Xhakës, i pezulluar, zgjedh të luaj me 3-4-1-2.

Luajti vetëm 25 minuta në ndeshjen e parë kundër Uellsit, Denis Zakaria është risia e vetme e 11-tshe. Në anën tjetër, Luis Enrique, i cili ka parë që t’i rikthehen sulmuesit në dy ndeshjet e fundit, i beson skuadrës fituese ndaj Kroacisë, duke hedhur në fushë një formacion 4-3-3. Me një ndryshim, Jose Gaya nuk do të luaj në formacion, duke i lënë vendin Jordi Alba. Në qendër të mbrojtjes, Eric Garcia dukej se do t’i merrte vendin Pau Torres, por është lojtari i Villarreal që shoqëron Aymeric Laporte.

Formacionet zyrtare: