Greqi/ Mbi 700 raste të reja dhe 10 të vdekur nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, autoritetet greke të shëndetësisë kanë njoftuar 771 raste të reja me koronavirus.  Më shumë se gjysma e rasteve u zbuluan në Atikë.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 424,165.

Sipas të dhënave, 10 qytetarë e kanë humbur betejën me virusi  në orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12,722 vdekje.

95.2% e viktimave kishin sëmundje shoqëruese. Sakaq, numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 186, ku 66.7% prej tyre janë burra. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.