Euro 2020: Anglezi hap fushatën dhe mbledh para për tifozen e vogël të Gjermanisë

Një tifoz i futbollit nga Uellsi jugor po mbledh para për një vogëlushe gjermane  me të cilën në internet abuzuan , për të "treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar janë të tmerrshëm".

Komentet u bënë nga tifozët e Anglisë në mediat sociale kur vajza e vogël u fotografua duke qarë në mes të turmës pasi Anglia mundi Gjermaninë në Euro2020.

Ish- lojtari i Anglisë, Gary Lineker shkroi në Twitter: "Absolutisht e neveritshme. Ksenofobi e sëmurë".

Nismëtari Joel Hughes deri më tani ka mbledhur më shumë se 8,000 paund për një "trajtim të këndshëm" për vajzën e vogël.

Z. Hughes, nga Caerleon, Newport, tha se ai do të donte të kontaktonte me familjen e vajzës përfondet që ka mbledhur në JustGiving.

Biznesmeni 51-vjeçar i tha BBC-së: "Unë e pashë ndeshjen, ishte një ndeshje e mirë. Unë isha i vetëdijshëm për ca atmosferë negative, ju mund të dëgjoni budallallëqe dhe çfarëdo tjetër, por  nuk mendova më shumë për të ".

Por pasi pa "abuzimin e poshtër me imazhet e asaj vajze të vogël" në internet, z. Hughes tha se mendoi: "Unë duhet të merrem mirë tani me këta."

Z. Hughes tha se ai mendon se Mbretëria e Bashkuar është "shndërruar në një vend kaq intolerant", dhe se "ka kaq shumë ksenofobi tani".

Ne kemi një pakicë idiotësh, por të zhurmshme që po i hedhin poshtë  të mirat në Mbretërinë e Bashkuar dhe  po shkatërrojnë perceptimin tonë në skenën botërore,  po shkatërrojnë marrëdhëniet tona me miqtë dhe partnerët tanë në Evropë, "shtoi ai.

Ndaj, ai vendosi të përpiqet të korrigjojë ekuilibrin duke treguar se "ka edhe disa të mirë në Mbretërinë e Bashkuar".

"Godita në një akord me shumë njerëz, që janë lodhur nga ky lloj abuzimi në internet," tha z. Hughes.

"Unë nuk po përpiqem të ndryshoj botën këtu ... po nëse mund të arrijmë në fund që t;ia qeshim fytyrën asaj vajze të vogël ose t'i bëjmë prindërit e saj të kuptojnë se në Mbretërinë e Bashkuar ka vërtet të mirë, të paktën kemi bërë një gjë. "

Dhe nëse familja e vajzës nuk gjendet ose nuk dëshiron të përfshihet, ai tha se do t'i dhuronte të gjitha ardhurat për një "kauzë që është në përputhje me frymën e fushatës".