VIDEO-FOTO/ Djali i biznesmenit ‘fluturon” me Porsche, përplas për vdekje 4 persona, mes tyre fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi pasditen e sotme, ku kanë humbur jetën 4 persona. Tragjedia ka ndodhur në autostradën Athinë-Lamia. Një makinë tip Porsche e cila ecte me shpejtësi të lartë humbi kontrollin dhe u përplas me një makinë tjetër të parkuar në anë të rrugës, duke shpërthyer në flakë.

Shoferi dhe pasagjeri në Porsche humbën jetën menjëherë. Po kështu, në makinën që ishte e parkuar mbetën të vdekur në vend një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 3 vjeç.

Sipas mediave greke, bashkëshorti dhe babai i viktimave që ndodheshin në makinën e parkuar, kishte shkuar në tualet. Siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme, ai shikon tragjedinë që kishte ndodhur pasi del në rrugë.

Përplasja ishte aq fortë, saqë makinës Porsche i ishte shkëputur nga shasia edhe motori i automjetit. /SYRI.net/