Soreca përshëndet operacionin kundër krimit të organizuar: Kjo luftë, përparësi e BE

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, e ka përshëndetur dhe e ka vlerësuar maksimalisht operacionin ndërkombëtar policor të koduar shqip si “Shpirti”, operacion kundër trafikut të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave.

Soreca shkroi në rrjetet sociale:  "Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi Spanjë, - falë bashkëpunimit të madh midis DIA dhe SPAK e Policia e Shtetit, me mbështetjen e Eurojust”.

Rezultatet, 38 persona të arrestuar dhe pasuri të sekuestruara në vlerë prej miliona eurosh. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave janë përparësitë kryesore për BE-në dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit në BE," nënvizoi ambasadori i BE-së.