Greqi: Nr. 2 i partisë neo-naziste dërgohet në burgun e sigurisë së lartë

Athinë - Numri 2 në drejtimin e  partisë neo-naziste greke “ Agimi i Artë”, e cila tani është nxjerrë jashtë ligjit, është dërguar në burgun e Domokos, në Greqinë qendrore të premten, ku ai pritet të vuajë një dënim prej 13 vjetësh dhe tre muaj për drejtimin e një organizate kriminale.

I arrestuari Christos Pappas, 59 vjeç, u urdhërua të kryente dënimin e tij në burgun e sigurisë maksimale pasi u paraqit para një prokurori në Athinë të premten, një ditë pas arrestimit të tij pas nëntë muajsh arratisje.

Pappas do të bashkohet me ish-liderin e partisë Nikos Michaloliakos dhe anëtarët e tjerë të grupit neo-nazist që u shpall organizatë kriminale në një gjyq historik tetorin e kaluar të promovuar nga vrasja në 2013 nga një anëtar i “Agimit të Artë”,  i një muzikanti antifashist, nga përpjekja për vrasjen e një grupi të milicëve egjiptianë dhe një sulmi tjetër brutal ndaj unionistëve të majtë, të orkestruar nga partia.

"Ai donte të dorëzohej", tha avokati i Pappas për shtypin të premten.

Pappas u arrestua të enjten në mbrëmje në periferi të Athinës në Zografou pasi ai ishte vendosur në banesën e një gruaje që kishte kandiduar për zyrën lokale në zgjedhjet e 2019 me deputetin e Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris.

Avokati i tij, Periklis Stavrianakis, tha se Pappas pretendon se ai sa po kalonte aty në kohën kur u  arrestua dhe nuk kishte jetuar në apartamentin që ishte nën vëzhgim për rreth një javë.

"Unë mendoj se ai ka qenë në Athinë gjatë gjithë kohës," shtoi Stavrianakis.