FOTO/ Të mbijetuarit nga shembja në Florida shpëtuan vetëm kokën, asgjë tjetër

Surfside - Susana Alvarez iku nga shtëpia e saj në katin e 10-të të Champlain Toëers South, duke shpëtuar vetëm jetën e saj dhe pothuajse asgjë tjetër.

"Unë nuk kam asgjë më tani", tha 62-vjeçarja e mbijetuar e godinës që u shemb në Miami. "Unë dola me pizhame dhe me  telefon në dorë."

Fatkeqësia që vrau 18 vetë dhe zhduku më shumë se 140 që janë ende nën rrënojë, bëri që dhjetëra njerëz të mbeten të pastrehë. Shumë makina janë varrosur në garazhin nëntokësor të parkimit të ndërtesës.

Megjithëse shumica e atyre që arritën të iknin në siguri jetonin në pjesë të ndërtesës që qëndronin në këmbë, ata kanë pak shpresë të kthehen për të rimarrë veshjet, kompjuterët, bizhuteri dhe sendet sentimentale që lanë pas.

Zyrtarët thanë të enjten se po bëjnë plane për prishjen e mundshme të të gjitha pjesëve të ndërtesës që nuk u shemb. Njoftimi erdhi pasi operacionet e kërkimit dhe shpëtimit u ndaluan për orë të tëra për shkak të shenjave në rritje që struktura ishte e rrezikshme, e paqëndrueshme.

Alvarez ende po merret me traumën. Ajo nuk ka fjetur dot në një shtrat që nga shembja e një jave më parë. Në vend të kësaj ka fjetur në karrige, duke menduar vazhdimisht për viktimat që nuk mund të shpëtonin. Ajo ende i dëgjon britmat nga ajo natë.

"Kam humbur gjithçka," tha Alvarez, "dhe kjo nuk do të thotë asgjë për mua."

Miqtë dhe madje edhe njerëz të panjohur fare kanë ndihmuar në zëvendësimin e asaj që ka humbur. Miqtë me të cilët ajo po qëndron e pajisën me rroba të reja dhe një kompjuter. Një dyqan syzesh rimbushi recetën e saj, edhe pse ajo nuk ia kishte kërkuar kurrë. Dhe ajo banim në një ndërtesë me 16 apartamente që u hap pa qira për të mbijetuarit e Surfside për muajin korrik.

Eshtë e paqartë saktësisht se sa banorë janë zhvendosur, por ata me policë sigurimi duhet të rimarrin të paktën një pjesë të humbjeve të tyre.

Viktimat gjithashtu duket se do të marrin ca para nga siguruesi për shoqatën e godinave të Champlain Towers South, e cila ka të paktën katër procese gjyqësore në pritje në lidhje me kolapsin.

Michael Capponi, presidenti i një organizate jofitimprurëse në zonën e Miami që për dekadën e kaluar ka ndihmuar viktimat e katastrofave nga uraganet dhe zjarret në SHBA e jashtë saj, tha se ai personalisht është marrë me 50 njerëz që humbën shtëpitë në ndërtesë.

Organizata e Capponi, Global Empowerment Mission, ka shpërndarë afro 75,000 dollarë karta dhuratë mes të mbijetuarve në Surfside dhe po punon gjithashtu me pronarë hoteli dhe konvike për të gjetur vende se ku ata mund të jetojnë për dy muajt e ardhshëm.