VIDEO/ Arsyet pse Shengeni rajonal nuk do të funksionojë: gjykimi i Dr. Dritero Arifit në 'Kafe Shqeto'

“Shengeni rajonal nuk është ide e keqe, por problemi është se nuk do të funksionojë, për shkak se kemi edhe barriera shumë  të fuqishme  politike të Serbisë karshi Kosovës” tha sot Dr. Dritero Arifi, profesor i Shkencave Politike në UBT e Prishtinës, lidhur me pyetjen “a i duhet Ballkanit Perëndimor një Mini-Shengen?”.

Dr. Dritero Arifi ishte ftuat nga drejtuesit e emisionit "Kafe Shqeto", Dori Daka dhe Flavio Qarri në SYRI TV për të shpjeguar këtë “ gjeopolitikë europiane në amulli” së bashku me analistin Enver Bytyçi.

Dr. Arifi ndër të tjera tha: “Është e vërtetë se midis Shqipërisë dhe Kosovës ekziston një dokument i nënshkruar  për çështje strategjike, që Kosova dhe Shqipëria, për sa i përket politikës së jashtme duhet të kenë një mirëkuptim mes tyre, që t’i dakortësojnë hapat në politikën e jashtme.

Kjo që po vazhdon është tashmë e pakuptimtë, sepse Shengeni rajonal nuk është ide e keqe, por problem është se nuk do të funksionojë, për shkak se kemi dhe barriera shumë  të fuqishme   politikë të Serbisë karshi Kosovës, sepse ne kemi edhe CEFTA-n...E imagjinoi se çfarë barrierash tarifore kemi apo për njohjen e çertifikatave, për njohjen e diplomave…

Po ju jap një shembull: nëse një i ri apo e re që vjen nga Lugina e Preshevës dhe përfundon fakultetin në Kosovë, është punë shumë e vështirë për me e notifiku (njohur) diplomën në Serbi dhe kjo dëshmon realisht brishtësinë e çdo iniciative që mund të inicohet në Ballkanin Perëndimor.

Por, pse po ndodh kjo?! Kjo është dhe për mungesë të një lidershipi të  BE-së, sepse në një farë forme, BE-ja është e painteresuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Edhe vendimi së fundi i Këshillit të Ministrave që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos fillojnë hapjen e negociatave, e dëshmon një mosinteresim të Evropës karshi rajonit të Ballkanit.

Edhe dje ka qenë një forum në Ohër të Maqedonisë së Veriut  dhe për herë të parë nga administrata e SHBA-së është kritikuar shumë rëndë BE-ja për mosinteresimin në raport me Ballkanin Perëndimor apo integrimin e këtij rajoni.

Edhe vet BE-ja në një farë mënyre po bën politika antiamerikane, sidomos rasti i Kosovës kur përplasen për ato katër liritë fondamentale, që Kosova nuk i gëzon në asnjë aspekt"./ar.sh/SYRI.NET

Intervista e plotë e Dr. Arifit në vijim: