Kush është Maksim Sota që drejtoi prokurorinë e Vlorës për 9 vite dhe çfarë thoshte kur garonte për SPAK

Ndër emrat e shumtë të të arrestuarve pas megaoperacionit, “Shpirti”, i cili u krye si rezultat i një hetimi të Antimafies italiane dhe SPAK, spikat ai i prokurorisë të njohur të Vlorës Maksim Sota.

Sota ka qenë kandidat për tu bërë pjesëtar i SPAK, por në  fund të procesit u tërhoq “papritur”.

Sota e ka nisur detyrën në krye të të Prokurorisë së Vlorës në vitin 2010 dhe ka qëndrua aty deri në vitin 2019. Kujtojmë se kjo është një periudhë mjaft problematike për këtë qytet, për sa i përket kultivimit masiv të drogës, (2015-2016), dhe trafikimit masiv të saj. Gjithashtu kjo është një kohë që atentatet dhe zhdukjet e personave kanë qenë të shumta në qytetin bregdetar, por ndërkohë hetimi i sukseshmëm dhe zbulueshmëria nga ana e policisë dhe organit të akuzës ka qenë gati zero në këtë drejtim.

Më poshtë po ju risjellim intervistën që ka kryer prokurori Maksim Sota në kohën që garonte për anëtar të SPAK.

Çfare do të sjell SPAK për prokurorët pjesë së saj? Fakti që vini nga një prokurori me jurisdiksion të përgjithshëm, mendoni se do të keni të vështirë të përvetesoni metodat te posaçme te hetimit?

“I kam përdorur këto metodat, nuk janë të panjohura për mua si në rastin e vjedhjes së BKT në Vlorë”.

Keni marr pjesë në hetime në grup me prokurorë të tjerë?

“Besoj se kjo mënyrë hetimi do të nxjerr një rezultat më të vlefshëm nga ana ligjore”.

Cila është cilësia juaj më e fortë për t’u zgjedhur prokuror në  SPAK?

“Vendosmëria, vullneti dhe aftësia ime profesionale për të përballur me dosjet.

Pavërësia e prokurorit është kuptuar dhe zbatuar ashtu siç duhet?

“Besoj se po, është gjëja më e mirë që i është dhënë prokurorit duke e ngarkuar atë me përgjëgjësi drejtpërdrejt”.

Cilat do të jenë sfidat më të mëdha te SPAK?

“SPAK do jetë e suksesshme nëse do të ketë motivimin e anëtarëve të kësaj strukture në përballjen me nivelin më të lartë të krimit”.