EMRI/ Aksident me vdekje në Lushnjë, furgoni godet karrocën, vdes 77-vjeçari

Ka nisur me një aksident me vdekje kjo fundjavë në Lushnje.Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm shtetasi Kostandin Verushi, i cili ishte duke shkuar te tokat e tij me karrocë, sapo ka dalë në rrugen nacionale Lushnje-Berat është goditur nga një furgon transporti.

Aksidenti ka rezultuar fatal për 77-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, po ashtu dhe për gomarin e tij që tërhiqte karrocën.

Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Fermerët e kanë të detyrueshme të përshkojnë autostradën pasi kanë tokat bujqësore në anë të rrugës dhe aksidentet janë të shumta.