Dy korrik 1990: Mbushen 31 vjet nga hyrja e shqiptarëve në ambasada në Tiranë

 

Shqipëri përkujton 2 korrikun e vitit 1990, ditë kur 31 vjet më parë qindra e mijëra shqiptarë mësynë drejt dyerve të ambasadave të huaja në Tiranë, të cilat iu hapën atyre portat e izolimit të mbajtura mbyllur prej afro 5 dekadash nga diktatura komuniste.

Kjo datë sipas RTSH, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Shqipërisë, paralajmërim për ardhjen e pluralizmit, fillimin e zhvillimeve demokratike në vend dhe rënien më pas të regjimit komunist. 

Dy korriku i 1990, i dha goditjen e parë regjimit më të egër të lindjes komuniste. Ai shënoi shtegun e parë të rrugës drejt lirisë së munguar dhe klithmën e parë të thirrjes "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".

Sipas të dhënave të kohës ishin rreth 5000 mijë shqiptarë që u larguan jashtë Shqipërisë nëpërmjet ambasadave, ngjarje që në atë kohë u konsideruar si një turpërim që ata i bënë regjimit komunist. Shumica e tyre ishte nga Tirana dhe vendet që i pritën më së shumti ishin Gjermania, Italia dhe Franca.