Agimi i Artë: Kush është gruaja ukrainase që fshehu ish -deputetin Christos Pappas

Nënkryetari i Agimit të Artë, Christos Pappas  u arrestua ditën e djeshme në shtëpinë e një gruaje 52 vjeçare me origjinë ukrainase.

Pas një operacioni të koordinuar, policia greke e arrestuan Pappas në befasi në zonën e Zografout.

Gruaja 52 vjeçare nga Ukraina ku Pappas ishte fshehur kishte marrë nënshtetësinë greke dhe emri i saj është Irina Krusentiksae cila ka marrë pjesë dhe në zgjedhjet Komunale në Athinë.

Krusentiksae është arrestuar gjithashtu dhe akuzohet për fshehjen e një krimineli.

Sot, Christos Pappas do të dërgohet në prokurori për  ekzekutimin e dënimeve dhe më pas në burgun Domokou .

Sipas informacioneve, policia kishte rrethuar banesën dhe e kishin paralajmëruar atë se nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar. 

Sipas të njëjtave burime, shkruajnë mediat  greke  ai e hapi vetë  derën, duke u siguruar që ishte i veshur dhe i gatshëm për transport.