Le Parisien: Mbappe nuk do të largohet nga PSG deri më 2022

Kylian Mbappe është një ndër futbollistët më të përfolur gjatë merkatos së transferimeve.

Klubet më të mëdha në Europës, si: Real Madridi, Barcelona e Manchester United kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit francez.

Megjithatë, gazeta “Le Parisien” raporton se Mbappe se ka vendosur të mbetet tek Paris Saint Germain të paktën deri në vitin 2021. 22-vjeçari kishte deklaruar se do të zbulojë të ardhmen e tij pas përfundimit të “Euro 2020”.