Përfshihet nga zjarri Zona Industriale në Prishtinë, dy persona pësojnë djegie

Pasditen e sotme, nëntë depo janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu në tregun me shumicë në Zonën Industriale të Prishtinës.

Latif Zeka, nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës, thotë për RTV Dukagjinin se ndërhyrja e tyre ka qenë shumë e shpejtë, duke evituar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Zjarri tashmë është lokalizuar, por qytetarët tregojnë se ai është shpërndarë me shpejtësi të madhe, duke “kapur” depot njërën pas tjetrës.

Dyshohet se shkaktar i zjarrit kanë qenë energjia elektrike. Nga ky zjarr dy persona kanë pësuar djegie të shkallës së parë.

Të njëjtët persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore në vendngjarje.