‘Qeveria nuk lufton trafikun’, Vasili për raportin e DASH: Këmbanat bien për Rilindjen dhe çdo ndërkombëtar 'pa sy e pa veshë'

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një postimi në “Facebook” ka komentuar raportin më të fundit të DASH, ku thuhet se qeveria shqiptare nuk lufton trafikun e se në vitin e fundit nuk ka asnjë trafikant të dënuar.

Vasili thekson se ky raport i DASH është një këmbanë për Rilindjen dhe për çdo ndërkombëtar “pa sy e pa veshë”.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

DASH i qarte, kembanat bien per rilindjen dhe cdo nderkombetar "pa sy dhe pa veshë"!

Raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit ne menyre te njepasnjeshme jane negative dhe shume kritike per qeverine e rilindjes vit pas viti.

Shqiperis e dyta ne bote per drogen, trafikimi i qenieve njerezore ne situate kritike, krimi i organizuar vecse rritet.

Ka vetem nje fajtor: rilindja me Edi Ramen ne krye.

Situata me rende ne 30 vjet pluralizem.

I patolerueshem ekzaltimi i disa te huajve ne Shqiperi, qe bejne sikur nuk shohin dhe nuk degjojne dhe mbeshtesin kete qeveri turpi.

Kembanat e DASH kane kohe qe bien fort jo vetem per rilindjen por edhe per cdo ortak te tij vendas apo te Huaj!