Dinamo nuk ndalet në merkato, prezanton afrimin e katërt

Dinamo vijon të bëjë përforcime në merkato. Pasi firmosën me Bardhin, Skukën, Aleksandar Sofranac dhe rinovuan me Edvan Bakajn, skuadra dinamovitët së fundmi ka kryer edhe një tjetër transferim në merkato.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Dorian Kërçikun, i cili ishte pjesë e Laçit sezonin e kaluar, por nuk gjeti shumë hapësira e tashmë do të jetë pjesë e Dinamos në Superligë. Në të kaluarën, 27-vjeçari ka luajtur për shumë vite më Tiranën, ndërsa u transferuar edhe te Partizani për disa muaj për të kaluar më pas te Laçi.

Postimi i Dinamos:

 

Dorjan Kërçiku është afrimi i rradhës

 

27-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re me Futboll Klub Dinamo.

 

Mbrojtësi i djathtë, pas disa eksperiencave me skuadra të ndryshme në Superiore, është bërë zyrtarisht pjesë e bluve.