Martinez: Topi i Artë? Ja për kë do të vija bast…

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka folur në konferencë për shtyp në prag të çerekfinales së Euro 2020 që skuadra e tij do të luajë të premten në mbrëmje kundër Italisë.

Mes të tjerash, trajneri i belgëve ka folur edhe për Topin e Artë.

“Po të kisha 100 euro për të vënë bast për Topin e Artë, do të vija 50 për Lukaku-n dhe 50 për De Bruyne”, ka thënë Martinez.

“Besoj se janë më të mirët në botë në rolet e tyre. Shpresoj të marrin atë që meritojnë”.