Greqi, 761 raste të reja me koronavirus

 

Greqia ka regjistruar 761 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Duket se varianti Delta po jep efektet edhe në vendin fqinj.

Por teksa infektimet po shënojnë rritje, viktimat këtë të enjte kanë rënë në 4.

Ndërkohë në spitale vijojnë të jenë 189 pacientë në intubim dhe 2 mijë e 689 të tjerë në terapi intensive.