Agjenti i Sergio Ramos fluturon për në Paris për të biseduar me drejtuesit e PSG

Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, Sergio Ramos i dha lamtumirë Real Madrid. Në fund të kontratës, mbrojtësi spanjoll nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e “Los Blancos” për rinovimin dhe vendosi të largohej.

Zyrtarisht në mrkato, Ramos po kërkon për një klub të ri për të vijuar karrierën. Siç është përfolur, PSG mund të jetë destinacioni i ardhshëm i 35 vjeçarit.

Një kalim i cili konfirmohet këtë të enjte. Sipas mediave franceze, vëllai dhe agjenti i lojtarit Rene Ramos, ka mbërritur në kryeqytetin francez për të takuar drejtuesit e Paris SG. Negociatat që padyshim do të përqendrohen tek kontrata por edhe tek paga. A do të arrijë PSG të firmos me Sergio Ramos në? Mbetet për t’u parë...