FOTO/ Italia drejt finales? Shihni rezultatin e sondazhit të UEFA-s

Heronjtë e Italisë kanë mjaft për të treguar në këtë kompeticion.

Pas përballjes së fundit me Austrinë, ku u kualifikua në kohën shtesë, ekipi i Roberto Mancinit duket se mori zemër për të arritur aty ku dëshiron, në finalen e “EURO 2020”.

Skuadra italiane pas një paraqitjeje të shkëlqyer në ndeshjet e grupit, mendon të ruajë atë formë për ndeshjen e radhës me Belgjikën.

Në një intervistë për mediat, qendërmbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, bëri një deklaratë që tani tingëllon profetike: "Ylli i Italisë është grupi ynë, pasi nuk kemi individë të jashtëzakonshëm si Cristiano Ronaldo ose Romelu Lukaku".

Një përballje mjaft interesante, e cila po pritet me shumë interes nga tifozët e të dyja palëve.

Por sa e gjatë do të jetë rruga e tyre në këtë Evropian? Pritet të shikohet ditën e nesërme, në një super përballje me belgët.

UEFA.com ka publikuar një sondazh se sa larg do jetë në gjendje të arrijë Italia, e cila duhet të përballojë Lukakun me shokët e tij.