Raphael Varane shumë pranë kalimit tek Manchester United

Real Madrid dhe Manchester United thuhet se janë shumë pranë marrëveshjes për transferimin e Raphael Varane, raporton ESPN .

Eliminimi i parakohshëm i ekipit të Francës në raundin e 1/8 të Euro 2020 kundër Zvicrës ka bërë që negociatat të përshpejtohen. Real po kërkon 70 milionë € për mbrojtësin e tyre, të cilit i ka mbetur edhe një vit nga kontrata.

Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” synojnë të ulin çmimin e transferimit më 50 milionë €. Me këto para, madrilenët do të donin të sillnin mbrojtësin 24-vjeçar spanjoll Pau Torres, fituesin e Ligës së Evropës me Villareal, i cili aktualisht po merr pjesë në Europian me “La Roja”. Klauzola e lirimit është caktuar në 65 milionë €.