Gjejeni pak se me cilin artist botëror i ka bashkuar 'forcat' këtë herë Tayna

Këngëtarja e dashur për publikun, Tayna u shndërrua shpejt në artisten më të kërkuar brenda dhe  jashtë trojeve shqiptare.

Ajo i ngjiti shumë shpejt shkallët e suksesit dhe ka realizuar bashkëpunime të shumta jo vetëm me artistë shqiptarë, por edhe të huaj.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram ajo ka zbuluar datën e publikimit të një tjetër bashkëpunimi që pritet të sjellë me artistin e njohur francez L’Algerino.

Kënga do të titullohet “La Boca” dhe do të publikohet sot në orën 18:00.

Me siguri kjo do të jetë një tjetër këngë e rreperes e cila do të arrijë një sukses të jashtëzakonshëm brenda një kohe të shkurtër.