Kundër mbylljes së kufijve të BE, Merkel: E morëm një herë mësimin, nuk duhet të përsëritet më

Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka kundërshtuar mbylljen e kufijve të Bashkimit Evropian si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

E pranishme në Asamblenë Parlamentare Franko-Gjermane, kancelaria Merkel u shpreh se 'mësimi u mor një herë'  dhe mbyllja e kufijve të vendeve të BE me fqinjët nuk duhet të ndodhë më.

Merkel tha se qeveria gjermane është kundër kontrolleve në kufi për pandeminë.

Ajo tha se masa të tilla janë të rënda dhe vendet e BE-së duhet të bashkëpunojnë më shumë kundër COVID-19.