Palmer: Europa e zhgënjeu SHBA-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në Prespë të Maqedonisë së Veriut po mbahet “Forumi për Dialog” ku përveç udhëheqësve të rajonit merr pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer.

Në fjalën e tij ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos nisur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjmë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt të ardhmes.

Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, deklaroi Palmer