OBSH paralajmëron për valën e tretë të koronavirusit në Evropë

Kopenhagen  - Një rënie 10-javore e infeksioneve të reja me koronavirus në të gjithë Evropën ka marrë fund dhe një valë e re e infeksioneve është e pashmangshme nëse qytetarët dhe ligjvënësit nuk do të ruajnë disiplinën,  tha kreu i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge në një konferencë shtypi të enjten.

Javën e kaluar, numri i rasteve të reja u rrit me 10%, i nxitur nga përzierja e udhëtimeve, takimeve dhe lehtësimit të kufizimeve shoqërore, tha Kluge.

"Kjo po ndodh në kontekstin e një situate në zhvillim të shpejtë. Një variant i ri shqetësimi - varianti Delta - dhe në një rajon ku megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme nga vendet anëtare, miliona mbeten të pavaksinuar,  tha ai.

“Do të ketë një valë të re në rajonin evropian të OBSH-së nëse nuk vazhdojmë me disiplinë," shtoi ai.