VIDEO/ Arrestohet gruaja që shkaktoi përplasjen masive të Tour de France me pankartë

Një grua 30-vjeçare franceze akuzohet se ka shkaktuar plagosje të pavullnetshme dhe ka vënë në rrezik jetën e të tjerëve.

Spektatorja që shkaktoi një rrëzim masiv në Tour de France është arrestuar, sipas një raporti nga Reuters.

Francezja është dërguar në paraburgim pasi u çua në një stacion policie në Landerneau, Brittany, i tha agjencisë së lajmeve një burim pranë hetimit.

Ajo akuzohet se ka shkaktuar dëmtime të pavullnetshme dhe ka vënë në rrezik jetën e të tjerëve gjatë fazës së hapjes së garës së këtij viti.

Të shtunën, çiklisti gjerman Tony Martin u rrëzuar kur kaloi nëpër një pankartë kartoni që  mbahej nga një tifoze që shikonte në anën tjetër një kamera televizive.

Pankarta tthoshte "Allez Opi-Omi" (Eja gjyshi-gjyshe,  një përzierje fjalësh franceze dhe gjermane).

Përplasja shkaktoi një efekt domino, duke nxjerrë jashtë loje shumë çiklistë rreth 47 km  nga fundi i fazës Brest-Landerneau.

Pati edhe një përplasje të dytë rreth 7.5 km nga fundi, që bëri që disa çiklistë, përfshirë çiklistin britanik Chris Froome, që vazhdoi ta përfundonte garën pas trajtimit mjekësor.

Garën  e fitoi kampioni francez botëror Julian Alaphilippe.

Në atë kohë një zyrtar i lartë i garës tha se organizatorët do të ndërmerrnin veprime ligjore kundër gruas.

"Ne do ta padisim këtë grua që u soll kaq keq," i tha agjencisë së lajmeve AFP, Nëndrejtori i turneut Pierre-Yves Thouault.

"Ne po e bëjmë këtë në mënyrë që pakica e vogël e njerëzve që e bëjnë këtë të mos prishin shfaqjen për të gjithë," shtoi ai.

Faza e tretë, e fituar nga belgu Tim Merlier, gjithashtu pati përplasje dhe disa çiklistë kritikuan organizatorët e garës gjatë rrugës.

Kjo bëri që drejtuesit e Tour de France të ulnin këmbën kolektivisht në fillim të fazës së katërt të martën.

Ata bënë që gara të kishte një ndërprerje për rreth një minutë në një protestë të heshtur për kushte më të sigurta gjatë saj. Më vonë atë e  fitoi britaniku Mark Cavendish.

Organizatorët e turnout i kanë paralajmëruar tifozët që "të respektojnë sigurinë e çiklistëve", duke shtuar: "Mos rrezikoni gjithçka për një foto ose për të dalë në televizion."

Faza e pestë e së mërkurës ishte një provë individuale prej 27.2 km; ajo u fitua nga slloveni Tadej Pogacar.