VIDEO/ Plas grushti në parlamentin Tunizian, goditet një deputete

Për disa muaj, parlamenti tunizian ka qenë skena e përplasjeve të cilat nganjëherë kthehen në sulme fizike.

Abir Moussi, presidente e e një parite politike dhe deputete tuniziane që nga viti 2019, mori goditje në fytyrë pas fjalës së saj. Sulmuesi i tij është Sahbi Smara, një deputet i pavarur pranë klerikëve të Partisë së Dinjitetit.

Tunizia që është në krizë që nga viti 2019. Zgjedhjet e fundit legjislative lanë një parlament të copëtuar, pa një shumicë të qartë, ku blloku laik dhe blloku fetar përplasen shpesh me njeri tjetrin.

Siç shkruan e përditshmja tuniziane “lapresse.tn” , parlamenti tunizian nuk kishte parë kurrë një dhunë të tillë. Sipas OJQ “Al-Baësala”, midis tetorit 2020 dhe shkurt 2021, njëzet e tre akte dhune ndodhën brenda dhomës së ulët të parlamentit tunizian.