NBA/ Phoenix Suns shpallet kampion në Konferencën e Perëndimit

Skuadra e Phoenix Suns është shpallur kampione e Konferencës së Perëndimit në NBA, pas suksesit 130-103 ndaj Clippers në finalen e gjashtë, sfidë e luajtur në Los Anxhelos.

Phoenix fitoi 4-2 serinë e finaleve, duke e merituar titullin dhe për herë të parë që nga viti 1993 do të duelojë për titullin kampion në NBA (pret të mësojë emrin e rivalëve që do të dalë nga sfida Milwaukee-Atlanta, barazim 2-2 me ndeshje).

Heroi i ekipit të Suns ishte 36-vjeçari Chris Paul, që për herë të parë në karrierën e tij do të luajë në finalet play off.

Në sfidën e sotme ai realizoi 41 pikë, duke qenë lider në fushë, mbështetur nga Booker me 22 pikë.

Në kahun tjetër, Morris realizoi 26 pikë e George 21, por që s’mjaftuan.

Mungesa e Kawhi Leonard, i dëmtuar, ndikoi shumë te skuadra e Clippers, që largohet nga kampionati me kokën lart.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Atlanta, (2-2)

Konferenca e Perëndimit –Finale Play off

Phoenix – Clippers, 130-103 (4-2)