Zyrtare: Fiorentina gjen zëvendësuesin e Gennaro Gattusos

Fiorentina njofton se Vincenzo Italiano është trajneri i ri i “Violëve”. Marrëveshja nis nga 1 korriku 2021 dhe parashikon një periudhë prej dy vjetësh deri në qershor 2023 me mundësi rinovimi për një vit tjetër të kontratës.

Konferenca për shtyp e i ish-trajnerit të Spezias do të mbahet javën e ardhshme, njofton klubi italian, të cilët fillimisht kishin vënë bast për Gennaro Gattuso.

Vetëm disa orë pas njoftimit të largimit nga Napoli, kampioni i botës në vitin 2006 me Italinë u zyrtarizua në krye të Fiorentinës më 25 maj.  Por tre javë më vonë, Gattuso kishte vendosur të ndërpriste bashkëpunimin me “Violët”.