VIDEO/ Burri bën 'magji' me letra, ndërsa gazetari raporton live

Shumë njerëz ëndërrojnë që të vihen re duke përformuar talentin e tyre të fshehtë dhe të dalin nga hija, për t’u bërë një ditë të famshëm.

Kjo gjë mund të ndodh në të shumten e rasteve qoftë kur këndoni karaoke në një lokal, apo duke lujtuar futboll në park; ekziston gjithmonë shpresa se do t’ju jepet mundësia e artë.

Por një burrë, i cili duket se ishte lindur për t’u bërë një magjistar, nuk ishte i gatshëm të priste që fati të ndërhynte dhe i mori gjërat në duart e tij, duke vendosur se kishte ardhur koha për t’i shfaqur aftësitë e tij përpara vendit, drejtpërdrejt në televizion.

Ai shfrytëzoi momentin që gazetari raportonte live dhe nisi që të bëjë shumë manovra me letra bixhozi. Kjo video sa qesharake, as fantastike u shpërnda në rrjetet sociale.