VIDEO/ Alban Domi: Varianti indian i koronavirusit do të vijë në vjeshtë dhe në Shqipëri

Nga Edicionin e Pasdites ne SYRI TV, me gazetaren Armela Ferko, epidemiologu Alban Domi, drejtori i zhvillimit të vaksinave në kompaninë Geovax.

Ai u pyet lidhur mbi variantin e ri të Covid, atë Delta, apo siç njihet ndryshe si varianti Indian i Covid, u shpreh optimist lidhur mbi Shqipërinë, duke dhënë edhe arsyet përse mund ta kalojmë më lehtë se në vendet e tjera të Evropës, ku tashmë janë shfaqur rastet e para.

‘Varianti i ri Delta, apo që shumë qytetarë e identifikojnë me variantin indian, është me disa ndryshime nga variante paraardhëse. Por ka një anë pozitive dhe një anë negative.

Ana negative është se infektimi është më i lartë se në variantet e mëparshme.

Ana pozitive është që ana klinike dhe niveli që kalon te njeriu nuk është e ndryshme nga variantet e mëparshme. Simptomat janë të njëjta, dhe te pacienti nuk shkakton sëmundje më të egra. Një element i dalluar në periudhën që u analizua në Indi, ishte se edhe shfaqja e simptomave është më e shpejtë se variantet e tjera.

Nëse në variantet e tjera shfaqeshin 5-6 ditë pas infektimit dhe shkonin deri në 2 javë kjo është më shpejtë.

Kjo është 3-4 ditë dhe përfundon brenda 8 ditësh. Gjithmonë flitet që në vjeshtë dhe me afrimin e infeksioneve të dimrit do të ketë një rishfaqje të numrave.

Edhe në Shqipëri. 

Aryeja kryesore do të jetë mosha e re në Shqipëri dhe e dyta numri i madh të infektuarve në Shqipëri që duhet te jetë te 60-70 përqind plus vaksinimi më Phizer dhe Astrazeneca.

Këto dy elemente mendoj që në vjeshtë situata do jetë optimiste, Do ketë disa numra të rinj por do të jetë pozitive.

Për sai përket diagnostifikimit, tani po dalin testet PCR specifike për këtë variant dhe është elementi tjetër nëpërmjet sekuencimit të virusit'.